Nga rikthimi i The Night Manager te seriali i ri i Game of Thrones, dhe misteri më i fundit i Harlan Coben, janari 2026 sjell shumë shfaqje që premtojnë intrigë dhe emocion.
The Night Manager
Sezoni i ri i këtij adaptimi nga romani i John le Carré rikthen Tom Hiddleston si Jonathan Pine, tani një agjent MI6 që ndjek një tregtar armësh në Kolumbi. Olivia Colman kthehet si Angela Burr, ndërsa në kast janë Diego Calva, Camila Morrone dhe Hayley Squires. Sezoni i dytë fillon më 1 janar në BBC One dhe më 11 janar në Prime Video ndërkombëtarisht.
Run Away (Netflix)
Adaptim i ri i Harlan Coben me James Nesbitt si Simon, i cili kërkon vajzën e tij të zhdukur, Paige. Një dramë misterioze dhe e tensionuar, ku bashkëpunojnë Minnie Driver, Alfred Enoch dhe Ruth Jones. Fillon më 1 janar në Netflix.
The Pitt
Sezoni i dytë i dramas mjekësore rikthen Noah Wyle si Dr. Robby në Pittsburgh Trauma Medical Center, me 15 episode që ndjekin një ditë pune gjatë Ditës së Pavarësisë. Kasti i mëparshëm, përfshirë Katherine LaNasa, Taylor Dearden, Fiona Dourif dhe Patrick Ball, rikthehet.
His & Hers
Tessa Thompson dhe Jon Bernthal luajnë një çift të ndarë që përfshihet në hetimin e një vrasjeje në qytetin e tyre të lindjes në Georgia. Bazuar në romanin e Alice Feeney, kjo seri kombinon mister dhe tension psikologjik.
Industry
Sezoni i katërt i dramës mbi botën bankare rikthen shumicën e kastit, duke përfshirë Marisa Abela dhe Kit Harington. Max Minghella dhe Kiernan Shipka bashkohen me rolet e reja për të sjellë intrigë dhe thriller-erotik në sektorin financiar.
Hijack
Idris Elba rikthehet si negociator në një aeroplan të kapur peng. Ky sezon i dytë zhvillohet në Berlin dhe përfshin kthimin e Archie Panjabi dhe shtimin e Toby Jones.
Agatha Christie’s Seven Dials
Mini-seri tre-pjesëshe bazuar në romanin e Christie, vendosur në vitin 1925. Mia McKenna-Bruce luan protagonistën Bundle, me Helena Bonham Carter dhe Martin Freeman në rolet kryesore. Serie misterioze dhe elegante.
Ponies
Emilia Clarke dhe Haley Lu Richardson në thriller spiunazh set në Moskë (1977), ku dy gra hyjnë undercover për të zbuluar të vërtetën pas aksidentit të burrave të tyre, të dy agjentë CIA-je. Adrian Lester luan trajnerin e tyre.
A Knight of the Seven Kingdoms
Prequel i Game of Thrones, vendosur 100 vjet para ngjarjeve të GOT. Ndjek Ser Duncan the Tall dhe skavën e tij Egg. Shfaqja ka gjashtë episode dhe fillon më 18 janar në HBO dhe HBO Max, më 19 janar në Sky Atlantic në MB.
The Beauty
Nga Ryan Murphy, drama mbi botën e modës së lartë dhe një virus që krijon njerëz të përsosur fizikisht. Evan Peters, Rebecca Hall, Ashton Kutcher dhe Anthony Ramos në kast, me vende si Paris, Venecia, Romë dhe New York.
Shrinking
Sezoni i tretë i kësaj komedie sofistikuar rikthen Harrison Ford dhe Jason Segel, ndërsa trajton çështje të vështira familjare dhe sfida personale, përfshirë sëmundjen Parkinson të personazhit të Ford.
Bridgerton
Sezoni i katërt i fokusuar te Benedict Bridgerton (Luke Thompson) dhe aventura e tij romantike me një grua misterioze, The Lady in Silver, e cila hyn në ballo si shërbëtore e ulët.
Në janar 2026, ekranet sjellin drama, mister, komedi dhe spiunazh, duke ofruar për çdo shije nga televizioni dhe platforma streaming. BBC
The post Serialet më të pritura të janarit 2026: Rikthime, mistere dhe drama televizive appeared first on Alsat.
