Kandidati i AKI-së për Komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani në kuadër të fushatës zgjedhore ka vazhduar me takimet nëpër vendbanimet e komunës. Shabani njofton se mbrëmë ka pasur bashkëbisedim me banorët e fshatit Gradec ku kanë shkëmbyer ide, mendime dhe mbështetje. Para të pranishmëve, kandidati i AKI-së ka premtuar përmirësimin e infrastrukturës në fshat, shërbimeve komunale, por edhe kushteve të jetesës. Takimet e tilla sipas Shabanit bëhen me qëllim të përfshirjes së banorëve në proceset vendimmarrëse lidhur me çështjet që kanë interes lokal. Ai ka theksuar që së bashku, me besim dhe përkushtim, po punojnë për fitoren në zgjedhjet e 11 janarit.

The post Shabani nga AKI në Gradec: Infrastruktura, shërbimet dhe jeta e banorëve prioritet appeared first on Alsat.