Këtë të shtunë, Zona e Re Pudong e Shangait publikoi një sërë masash, me synimin për të rritur komoditetin dhe shërbimet për talentet e huaja që punojnë dhe jetojnë në këtë zonë.
Në Forumin Ndërkombëtar të Talenteve Pudong 2024,u njoftuan 34 masa të reja që mbulojnë punën, sipërmarrjen, jetën e përditshme dhe fusha të tjera për profesionistët e huaj.

Sipas masave të reja, për talentet e huaja do të jetë më e lehtë tashmë të hyjnë e të dalin nga Kina.
Zona e Re Pudong tashmë mund të lëshojë drejtpërdrejt letra konfirmimi për talentet e huaja, duke u dhënë atyre viza me shumë hyrje dalje për shkëmbimet akademike, bashkëpunimin shkencor të kërkimit apo vizitat e biznesit. Anëtarët e familjeve të tyre mund të hyjnë gjithashtu në vend me të njëjtat dokumenta.

Viza elektronike do të pilotohet në të gjithë Zonën e Re Pudong dhe do të përpunohet tërësisht online, duke eleminuar nevojën për materiale letre, pasaporta origjinale apo viza letre. Pas hyrjes, individët mund të përdorin pasaportat dhe vizat elektronike për të kaluar direkt përmes emigracionit.
Jetesa në Zonën e Re Pudong do të bëhet gjithashtu më e volitshme për talentet e huaja, me planet për zgjerimin e shërbimeve ndërkombëtare arsimore dhe mjekësore, duke synuar krijimin e një sistemi ndërkombëtar të shërbimit ndërkombëtar të talenteve të cilësisë së lartë.
