Deputeti i Koalicionit VLEN Rijad Shaqiri në emisionin Daily Click tha edhe pse Balancuesi është hequr dhe kemi një draft-version për Ligjin për përfaqim të drejtë, Badinteri nuk është rrezik. Shaqiri shtou se çështja e Badinterit është e definuar në Premabulën e Kushtetutës, dhe siç theksoi gjithçka që është definuar në Premabulë është çështje që nuk diskutohet.

“Nuk e di pse e përziejnë Badinterin me Balancuesin. Nuk mund të jetë rrezik Badinteri, pasi që Badinteri është i definuar në preambulën e Kushtetutës. Etnitë që e përbëjnë shtetin janë të definuar në preambulë. Nuk mund të ndryshojsh diçka që është e definuar në preambulën e shtetit. Nuk e di si mundet të merr të drejtën z.Bujari që të diskuton një çështje me të cilën nuk e njeh mirë. Këtë punë duhet ta sqarojnë ata të cilët janë ekspertë të Kushtetutës. Gjithçka që është e definuar në preambulën e Kushtetutës është çështje të cilën nuk diskutohet më”, tha në Daily Click Rijad Shaqiri – deputet i VLEN.

LEXO: https://tv21.tv/osmani-edhe-ne-kuvend-nuk-do-te-kemi-me-badinter-ligji-i-ri-smund-te-thirret-ne-asnje-nen-te-kushtetutes/