Pentagoni ka njoftuar se mbrojtja ajrore e Kuvajtit rrëzoi 3 avionët luftarakë F-15 Strike Eagle. Sipas njoftimit Kuvaj i rrëzoi avionët gabimisht dhe e ka pranuar incidentin.

“Gjatë luftimeve active që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dron aeroplanët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në deklaratë.

“Të gjashtë ekuipazhet e avionit u nxorën në ajër në mënyrë të sigurt, janë rikuperuar dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Kuvajti e ka pranuar këtë incident dhe ne jemi mirënjohës për përpjekjet e forcave mbrojtëse të Kuvajtit dhe mbështetjen e tyre në këtë operacion të vazhdueshëm”, theksohet më tej.

Shkaku i incidentit është nën hetim. Avionët luftarakë po fluturonin në mbështetje të operacionit ushtarak kundër Iranit, të quajtur Operacioni Epic Fury.

Ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit tha në orët e para të mëngjesit të së hënës se disa avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan.