Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.
“Marrëveshja do t’i përforocjë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët.
Kushtet kyçe të Marrëveshjes përfshijnë:
• Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amerikane industriale dhe bujqësore të eksportuara në Maqedoninë e Veriut .
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbajnë 15 për qind tarifat reciproke, siç është theksuar në Urdhrn ekzekutiv 14257 më 2 prill të vitit 2025, siç është ndryshuar, për mallra me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa gjithashtu do t’i identifikojnë produktet nga lista e theksuar në Aneks III në Urdhrin ekzekutiv 14346 më 5 shtator të vitit 2025, Përshtatje potenciale të tarifave për partnerët e harmonizuar, siç është ndryshuar, që të marrin shkallë reciproke doganore prej zero për qind. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut mund të shqyrtojnë modifikime tjera të tarifave pas lidhjes së Marrëveshjes, duke i marrë parasysh bilandet tregtare dhe faktorët tjerë përkatës.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në zgjidhjen e shqetësimit të SHBA-së me barrierat jotarifore të imponuara nga Maqedonia e Veriut, të cilat ndikojnë në tregtinë dypalëshe në fushat me prioritet.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut obligohen që të mbajnë konsultime për zgjidhjen dhe parandalimin e barrierave për produktet bujqësore amerikane në tregun vendor.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë detyruar që ta përforcojnë bashkëpunimin e sigurisë ekonomik dhe nacional që ta përmirësojnë rezistencën e zinxhirit të furnizimit dhe inovacioneve përmes aktiviteteve komplementare për përballje me politika jotregtare të vendeve tjera, si dhe për luftën kundër evitimit të të dhënave dhe bashkëpunimit në kontrollet e investimeve dhe kontrollin e eksportit. Ky detyrim përfshin bashkëpunim që të sigurohet se detyrimet ndërkombëtare për furnizime do t’u shërbejnë vetëm atyre vendeve që i kanë ndërmarrë të detyrimet e njejta.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut e shënojnë qëllimin e tyre që t’i lehtësoinë dhe përmirësojnë lidhjet tregtare.
• Lidhur me mundësitë në sektorin e energjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut po shqyrtojnë ndërtimin e një ndërlidhësi të ri të madh gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i lejonte Maqedonisë së Veriut të përmirësonte sigurinë energjetike dhe të diversifikonte burimet e saj të energjisë, duke përfshirë edhe blerjen e gazit natyror të lëngshëm amerikan (LNG).
Maqedonia e Veriut do të fillojë të blejë LNG nga SHBA-ja pas përfundimit të ndërlidhësit të ri të gazit.
• Maqedonia e Veriut obligohet të miratojë dhe të ruajë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatojë në mënyrë efektive ligjet e saj mjedisore.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë për detyrimet për të mbrojtur dhe zbatuar pronën intelektuale, duke përfshirë treguesit gjeografikë.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën.
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e angazhimeve me standarde të larta mbi tregtinë digjitale me qëllim nxitjen e ekonomisë digjitale të hapur dhe konkurruese. Maqedonia e Veriut është obliguar të mos vendosë taksë mbi shërbimet digjitale dhe të mbështesë miratimin e një moratoriumi të përhershëm mbi tarifat doganore për transmetimet elektronike në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e lehtësimit të tregtisë së shërbimeve. Maqedonia e Veriut riafirmon angazhimin e saj ndaj Iniciativës së përbashkët të OBT-së për rregullimin vendore për shërbime.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e Marrëveshjes për nënshkrimin dhe ndërmarrjen e formaliteteve vendore para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
