Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pas zgjedhjes së ri të kreut të SPAK Klodian Braho, i cili do të pasojë në këtë post Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA përgëzon Altin Dumanin për integritetin dhe guximin në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës.

Ndërkohë më tej në mesazh thekson se pret me padurim bashkëpunimin me kryeprokurorin e sapozgjedhur të SPAK, Klodian Braho.

Postimi: Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij shembullor si Kryeprokuror i Posaçëm i SPAK-ut. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës. Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Prokurorin e Përgjithshëm të ri Klodian Braho në rolin e tij të ri në krye të SPAK-ut.

The post SHBA: Dumani tregoi guxim në përballje me kriminelët, presim të vazhdojmë partneritetin me Brahon appeared first on Alsat.