Shtetet e Bashkuara po shtojnë ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan, i cili foli për Associated Press në kushte anonimiteti për shkak të natyrës sensitive të planit, konfirmoi se rreth 2,500 marins dhe të paktën një anije amfibie sulmuese janë urdhëruar të zhvendosen në rajon.

Sipas të njëjtit burim, në këtë dislokim përfshihen trupa nga Njësia Ekspeditare e Marinsave, e njohur si 31st Marine Expeditionary Unit, si dhe anija amfibie sulmuese USS Tripoli.

Ky vendim vjen në vazhdën e përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku SHBA ka rritur përpjekjet për të mbrojtur interesat e saj strategjike dhe për të siguruar rrugët detare e ekonomike globale.