“Mos udhëtoni në Turqinë Juglindore për shkak të rrezikut të terrorizmit dhe konfliktit të armatosur. Ekziston një rrezik në rritje i ndjenjave anti-perëndimore, veçanërisht anti-amerikane ose anti-izraelite”, tha ambasada në një deklaratë.
Deklarata paralajmëron se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sulme nga grupet terroriste, raporton AFP dhe raportet e medias.
Ambasada njoftoi se Departamenti i Shtetit u ka urdhëruar punonjësve amerikanë dhe anëtarëve të familjeve të tyre të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë.
The post SHBA-të tërheqin stafin nga konsullata në Turqi appeared first on Alsat.
