Shefi i NATO-s, Mark Rutte në Samitin në Hagë tha se pavarësisht nevojës për teknologji të reja ushtarake, baza e një përgjigje të fortë ushtarake janë municionet, përcjell TV21. Rutte tha se me rritjen e participimit të 32 vendeve anëtare në 5% të PBB-së, pritet të prodhohet më tepër municion.

“Shpresoj të arrijmë atje, por rusët po e bëjnë këtë. Mendoj, siç e vëreni këtë, mendoj se për ata është municioni 152, janë duke prodhuar në tre muaj, atë që NATO e prodhon në një vit, dhe ata janë 25 herë më të vegjël si ekonomi, sesa ekonomia e përgjithshme e NATO-s. Pra kjo nuk është e qëndrueshme në afat të gjatë. Prandaj duhet ta rrisim. Ju mund të thoni, kemi nevojë për dronë dhe inteligjencë artificiale. Absolutisht, do t’i bëjmë të gjitha. Por, çdo gjeneral më thotë, ju lutem tregoni që kam të drejtë, që sërish kur bëhet fjalë për luftë, baza është rezervat e municioneve, municioneve, municioneve! Dhe po, kemi nevojë edhe për dronët, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e re”, tha Rutte.