Shefi i ndihmës së Kombeve të Bashkuara Tom Fletcher ka bërë të ditur se disa kufizime të lëvizjes duket se janë lehtësuar nga Izraeli në Gazë ditën e sotme.
Fletcher thotë në një deklaratë se raportet fillestare tregojnë se më shumë se 100 ngarkesa të ndihmës u mblodhën nga vendkalimet që do të transportoheshin në Gazë.
“Ky është përparim, por sasi të mëdha ndihme janë të nevojshme për të larguar urinë dhe një krizën katastrofike shëndetësore, ” shton ai.
Ndërkaq, nga ana e tij, kryeministri Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë pretendimet se Izraeli është duke e përdorur urinë si armë ndaj civilëve në Gazë.
“Nuk ka asnjë politikë të urisë në Gazë, dhe nuk ka uri në Gazë”
Sipas tij, Izraeli “mundësoi ndihmën humanitare gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës Përndryshe, nuk do të kishte Gazanë, ” vijoi ai.
Në përgjigje të rritjes së presionit ndërkombëtar javën e kaluar, Netanyahu zgjeroi ndjeshëm sasinë dhe pikat e hyrjes për ndihmë humanitare në Gaza — duke shënuar një zhvendosje dramatike nga politika e mëparshme e Izraelit që prej muajit mars.
