NATO mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska. “Ne mbetemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë”, shtoi ajo, duke kërkuar që të respektohet rendi kushtetues i vendit.

Së pari, NATO mbështet fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Marrëveshja e Paqes së Dejtonit duhet të respektohet. Ajo është një gur themeli për stabilitetin dhe për arkitekturën shtetërore të Bosnjë dhe Hercegovinës. Së dyti, rendi kushtetues në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të respektohet. Ne nuk do të pranojmë asnjë lloj vakumi sigurie në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dhe nuk do të lejojmë që paqja e arritur me shumë mund të vihet në rrezik. Së treti, Bosnjë dhe Hercegovina është një partnere e çmuar. Ne jemi të gatshëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë – përmes zbatimit të Paketës për Ndërtimin e Kapaciteteve Mbrojtëse, përmes përpjekjeve të përditshme të Shtabit tonë në Sarajevë dhe të Njësisë për Mbështetje të Angazhimit Politik”, tha Radmilla Shekerinska, zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.