Me një minutë heshtje dhe nderim për të vrarët u mbajt seanca e posaçme e Grupit Parlamentar Ndërpartiak, kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës. Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, tha se Maqedonia e mbështet qartë dhe parimisht Ukrainën, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Ambasadorja ukrainase, Larisa Dir, tha se pavarësia dhe liria kanë qenë gjithmonë vlera themelore për ukrainasit, të cilat i kanë nxitur të luftojnë dhe u kanë dhënë forcë për ta ruajtur identitetin e tyre edhe në periudhat kur nuk kanë pasur shtet të pavarur.

Ndërkaq, deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se kur një shtet sulmohet, pyetja nuk duhet të jetë nëse jemi mjaftueshëm afër tij, por nëse jemi të gatshëm të qëndrojmë pas parimeve mbi të cilat bazohet rendi ndërkombëtar.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 3 mars 2022 miratoi Deklaratën për dënimin e sulmeve ushtarake që rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, duke dënuar agresionin rus si akt të pajustifikueshëm dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.