Shënon rritje të lehtë shkalla e mortalitetit! Në Maqedoni përqindja më e lartë e vdekjes është te burrat, të cilët mesatarisht jetojnë 71.9 vjet

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar shënon rritje prej 0,1 për qind. Më shumë vdesin burrat dhe atë mesatarisht për 4,9 vite më herët nga gratë, ndërsa në mbi një të tretën e rasteve shkak i vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit, tregojnë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve, 2 010, janë regjistruar në janar, ndërsa më pak, 1 518, në prill.

Nga gjithsej të vdekur – 20 201, numri më i madh – 10 604 apo 52,5 prë qind janë burra, përkundër 9 597 apo 47,5 për qind gra.

Mosha mesatare tek të vdekurit nga gjinia mashkullore 71.9, përkatësisht 76.8 vite tek personat e gjinisë femërore apo për 4.9 vite është më e lartë mosha mesatare tek gratë.

Foshnja të vdekura janë 47, ndërsa pjesëmarrja e tyre është 0.2% në 100 persona të vdekur.

Sipas Klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve, pjesëmarrje më të madhe tek numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga sëmundje të sistemit të qarkullimit me 36.7%, më pas neoplazmat me 19.6 %, endokrinet, sëmundjet nutritive dhe metabolike me 7.7 %, sëmundjet e sistemit respirator janë përfaqësuar me 4.1 % dhe pasojnë të tjerat, por me përfaqësim më të vogël.