Me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, sot në sallën e gjyqit në Idrizovë vazhdoi gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Avokati Petre Shilegov për aktakuzën tha se juridikisht, nuk ka parë “pamflet më analfabet”.

“Kam menduar kohë të gjatë, nëse duhet të shkojmë me leximin e veprave penale. Me plot respekt për Prokurorinë. Për fat të keq këtë do të më duhet ta bëjë, sepsejuridikisht pamflet më analfabet nuk kam parë, sepse kjo nuk e meriton ta mbajë emrin aktakuzë”, tha mes tjerash Shilegov.