
Shitësit në tregun e Tetovës kanë rënë në hall. Para një jave aty u shkoi një letër nga Komuna që të mos paguajnë për vendin ku shesin çdo të enjte, pasi sipas komunës, është e paligjshme mbledhja e parave që e bën myftinia e Tetovës. Shitësit kërkojnë që këtë çështje ta zgjidhin komuna dhe myftinia mes vete, pa i përfshirë tregtarët.
Komuna e Tetovës ka akuzuar Myftininë e Tetovës dhe myftiun në largim Qani Nesimi se pa të drejtë dhe pa iu dhënë kupon fiskal, u marrin shitësve për shfrytëzimin ditor të trotuareve, ndërsa për këto mjete nuk paguhet tatim.
Nga myftinia e Tetovës pranojnë se kanë inkasuar mjete nga shitësit, por se të njëjtat kanë qenë për mirëmbajtjen e varrezave.
Nga komuna e Tetovës kanë paralajmëruar se në rast të vazhdimit të inkasimit të mjeteve nga ana e punonjësve të Myftinisë, do të pasojë padi nga tyre.

