Më 1867, Rusia shiti Alaskën për vetëm 7.2 milionë dollarë. Pse? Ishte larg, e shtrenjtë për t’u mbajtur dhe e rrezikuar nga britanikët.

SHBA e bleu tokën, ndërsa shumë amerikanë u tallën duke thënë: “Pse po paguajmë për një vend të ftohtë dhe të ngrirë?”

Por koha tregoi se Alaska ishte e pasur me ar, naftë dhe mbi të gjitha paraqet pozicion strategjik.

Sot, ajo që quhej “Amerika ruse” është një thesar i vulosur nga SHBA.

Pikërisht në këtë vend pritet të takohen presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. Presidentët do të ulen në Alaskë më 15 gusht, për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

Pavarësisht nëse takimi do të sjellë apo jo përparim real për paqen, për Alaskën kjo do të jetë një moment i rrallë në qendër të vëmendjes botërore.

Në vigjilje të takimit, historia e Alaskës na kujton se një vendim gjeopolitik mund të ndryshojë gjithçka, dhe historia mund të jetë më e çuditshme sesa duket!