Aksioni i madh për ballafaqim me prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar që e paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski, rezultoi me dorëheqjen e kryetares së Këshillit gjyqësor Vesna Dameva. Ajo publikisht akuzoi se u tërhoq për shkak të presioneve të pushtetit. Përveç kësaj, këto ditë ka sulme të drejtpërdrejta edhe ndaj prokurorit publik republikan Lupço Kocevski për të cilin nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë 6 muajve të fundit nuk ka ngritur asnjë akuzë për asnjë nga rastet që e tronditën Maqedoninë. Zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva vlerësoi se nuk bëhet fjalë për presione, ndërsa mundësinë që Maqedonia të marrë pika negative nga bashkësia ndërkombëtare, e lidh me skandalet që ndodhin atje.
“Pikat negative që i kishim si shtet vinin për shkak të mosveprimit të gjyqësorit në përgjithësi dhe skandaleve të shumta që ndodhën atje. Informacioni në lidhje me situatat e tilla siç janë, është informacion se do të kemi luftë të ashpër kundër situatave në pjesën e gjyqësorit, dhe këtë nuk e vlerësojmë si presion. Atë që e tha publikisht kreatorja e Këshillit gjyqësor dhe dorëheqjen e saj mendojmë se është gjëja më adekuate që mund të ndodhte pas të gjitha skandaleve”, tha Marija Miteva.
Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe, në intervistë për “360 gradë” akuzoi se pushteti me veprime të tilla thjeshtë dëshiron që të partizojë gjyqësorin.
“Paralajmëroi edhe sulm në gjyqësor në këtë mënyrë që tani Qeveria po e bën me tendencë që të ndikojë në punën e organeve të pavarura gjyqësore/të prokurorisë, sipas meje është paralajmërim vetëm për partizimin e gjyqësorit. Kishte paralajmërim se do të bëjnë reforma, ne kemi rrugë në të cilën reformat në gjyqësor duhet të zhvillohen, ndërsa janë rezultat i Misionit vlerësues të BE-së. Ata vërejtje kanë hyrë në Agjendën e reformave të Planit për rritje dhe kjo është rruga nëpër të cilën ne duhet të hapërojmë”, tha Venko Filipçe.
Nga BDI thonë se dorëheqja e Damevës është tregues për gjendjen alarmante të shtetit të robëruar dhe shkatërrimin e pavarësisë së institucioneve.
“Nëse është ideja duke u thirr në deklaratën e kryeministrit pa legjitimitet etnik z.Mickoskit se duhet të ketë një kuadër të vetin të cilin do të mund ta komunikojë atëherë është shumë e qartë se ka shkon situata edhe në këtë sferë shumë të rëndësishme që duhet të ndajë drejtësi”, tha Blerim Bexheti.
Ndryshe, Dameva në janar të këtij viti u kthye në funksionin e kryetares së Këshillit Gjyqësor pasi që paraprakisht u shkarkua.
