Ministria e Brendshme njofton se Departamenti për Kontrollin e Brendshëm i Ministrisë së Brendshme ka kryer një inspektim pas publikimit të një videoje të një kontrolli në Demir Hisar. Gjatë inspektimeve, u konstatua sjellje joprofesionale dhe joetike e një shefi të Departamentit të Punëve të Brendshme të Demir Hisarit.

Ndaj personit të lartpërmendur është iniciuar një procedurë disiplinore dhe, me qëllim sigurimin e paanshmërisë dhe objektivitetit të plotë të hetimit, shefi do të shkarkohet nga detyra.

Ministria e Brendshme dënon qartë çdo formë dhune, sjellje të paligjshme ose joprofesionale. Policia ekziston për të zbatuar ligjet dhe për t’u shërbyer qytetarëve.

The post Shkarkohet shefi i policisë në Demir Hisar appeared first on Alsat.