Orkestra e Filarmonisë sonte nga ora 20:00 do të mbajë koncertin me titull “Fantazia Vjeneze”, ku si solist do të performojë violinisti shqiptar Shkëlzen Doli, ndërsa dirigjent do të jetë Mihail Maciaszczyk, përcjell TV21. Në program janë veprat “Katër stinët” të Antonio Vivaldi dhe Simfonia nr. 40 në sol minor e Wolfgang Amadeus Mozart. Koncerti realizohet në bashkëpunim me festivalin Skena e Muzikës Serioze Shqiptare.