Shkëmbime kulturore nepërmjet programeve televizive

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi të shtunën transmetimin e programeve filmike dhe televizive në kryeqytetin e Malajzisë Kuala-Lumpur, duke shënuar një hap të rëndësishëm në shkëmbimet kulturore ndërmjet të dy vendeve. Dhjetë produkte të njohura të CMG-së do të transmetohen në platformat kryesore mediatike malajziane deri në qershor, duke i ofruar publikut një dritare për të parë zhvillimin modern, trashëgiminë kulturore dhe shndërrimet shoqërore të Kinës.

Programet, që do të transmetohen në platforma si “Bernama”, Radiotelevizioni Satelitor Asiatik, TV “Al-Hijrah” dhe “8TV”, përfshijnë lloje të ndryshme, nga dokumentarët historikë deri te serialet e peizazheve të xhiruara nga ajri.