Në Tetovë, Shkëndija regjistroi fitore bindëse ndaj FC Shkupi me rezultat 6:0, në kuadër të xhiros së 27-të në Ligen e pare të Maqedonise.

Meliqi realizoi dy gola, ndërsa një shtoi edhe Besart Ibraimi për epërsinë 3:0 që në pjesën e parë. Në pjesen e dytë, Ibraimi shënoi sërish për 4:0, ndërsa Valon Latifi realizoi dy herë për rezultatin përfundimtar 6:0. Me këtë fitore, Shkëndija afrohet në vetëm një pikë nga lideri Vardari.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Tikveshi shënoi fitore të rëndësishme 2:1 në transfertë ndaj Strugës, pas një përmbysjeje në pjesën e dytë./TV21