Sot u zhvilluian katër përballje të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë në futboll. Skuadra e Struga Trim Lum në mënyrë bindëse kaloi në çerekfinale, pasi që në terrenin e Makedonija Gjorçe Petrovit shënoi fitore me rezultat 5-0.
Befasi të madhe përgatiti skuadra e Shkëndijës nga Haraçina, e cila shënoi fitore minimale kundër Pelisterit për të avancuar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Bashkimi në Kumanovë pësoi disfatë nga Sileksi me rezultat 2-1, ndërsa Rabotniçki kalon në çerekfinale falë ekzekutimit më të mirë të penaltive kundër Bregallnicës.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1-1. Ndërkohë të mërkurën, Vardari do të sfidojë Tikveshin në terrenin vendas, në përballjen që nis në orën 14.00.
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales (14.00)
Bashkimi 1–2 Sileksi
Makedonija Gj.P. 0–5 Struga Trim Lum
Rabotniçki 2–1 Bregallnica
Shkëndija Haraçinë 1–0 Pelisteri
The post Shkëndija e Haraçinës në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë appeared first on Alsat.