Shkëndija e Tetovës dhe TNS-ja e Uellsit kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë të ndeshjes kthyese, në kuadër të kualifikimeve për edicionin 2025/2026 të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kthyese po luhet në Shkup. Baras 0:0 kishte përfunduar ndeshja e parë e luajtur javën e kaluar në Uells.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Fabrice Tamba në minutën e 18-të. Asistues te goli ishte sulmuesi me përvojë Besart Ibrahimi.
Në minutën e 38-të, TNS-ja barazoi shifrat në 1:1. Jordan Williams ishte golashënues.
