Ekipi i Shkëndijës shënoi fitore në transfertë ndaj Bashkimit në Kumanovë, duke i mposhtur vendasit me rezultat 3-1. Tetovarët hapën rezultatin që në fillim të ndeshjes, në sulmin e parë, Shkëndija kaloi në avantazh pasi pas një centrimi të Websterit, Armend Alimi dërgoi topin në rrjetën e tij (0-1). Megjithatë, Bashkimi u kundërpërgjigj menjëherë. Pas asistit të Panovskit, Aleksovski barazoi në 1-1.
Momenti vendimtar i pjesës së parë ndodhi në minutën e 34-t. Pas aksionit të Besart Ibraimit, topi arriti te Fabris Tamba, i cili shënoi në këndin e pambrojtur për një avantazh të ri të Shkëndijës, 2-1.
Goli i tretë erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë të udhëhequr nga Liridon Latifi, kur Fiton Ademi realizoi për 3-1.
