Në Baku të Azerbajxhanit, Shkëndija e Tetovës kërkon të shkruajë historinë për të ecur tutje në garat e Ligës së Kampionëve. Edhe pse tetovarët janë në disavantazh prej një goli, nga humbja 0:1 në Shkup, këtë herë synojnë që të përmbysin rezultatin dhe nga Baku të kthehen si triumfues. Trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri dhe futbollisti Kamer Qaka, në konferencën për media, para ndeshjes, thanë se janë optimist për rezultat pozitiv pasi në futboll gjithçka është e mundur. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Karabagut në Baku do të luhet me fillim në orën 18:00. /Alsat.mk
The post Shkëndija kërkon fitore në Baku, Beqiri: Shoresojmë në rezultat pozitiv appeared first on Alsat.
