Sot në stadiumin e Tetovës u zhvillua përballja e fundit në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, ku Shkëndija mundi skuadrën e Tikveshit me rezultat 2-0.
Skuadra tetovare kaloi në epërsi në minutën e 43-të, kur Al-Hasan shënoi një ndër golat më të bukur të këtij sezoni. Mesfushori i kuqezinjëve dërgoi një projektil nga 30 metra, e cila përfundoi në këndin e pambrojtur të portierit mysafirë.
Goli i dytë erdhi në fund të takimit me austor Mazarin. Kujtojmë se Shkëndija kalonë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë ku do të jetë së bashku me skuadrat e Sileksit, Rabotniçkit, Detonitit, Shkëndijës nga Haraçina, Ohrit, Vardarit dhe Struga Trim Lum.
The post Shkëndija me dy super gola kalon në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë appeared first on Alsat.
