Skuadra e Shkëndijës është lider i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi që në sfidën e javës së 8-të, mundi Sileksin me 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, skuadra tetovare arkëtoi 3 pikët, falë golave nga Ibraimi dhe Krasniqi, të cilat u realizuan në pjesën e dytë. Me këtë fitore Shkëndija përkohësisht ndalet në vendin e parë, me 20 pikë, ose një më shumë se Vardari dhe Struga Trim Lum, të cilat, të hënën do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të javës së 8-të.
Në takimin e dytë të ditës së diel, Rabotniçki pësoi disfatë në terrenin vendas, me rezultat 4-3 kundër skuadrës së Brerës.
Ndërkohë, të hënën në përballjet e javës së 8-të, në Kumanovë, Bashkimi sfidon Vardarin dhe Struga Trim Lum përballet me Pelisterin. Që të dy takimet nisin në orën 15.00.
Liga e Parë – java 8
Arsimi 4-2 Fc Shkupi
Tikveshi 2-1 Makedonija Gj.P.
Shkëndija 2-0 Sileksi
Rabotniçki 3-4 Brera
Bashkimi – Vardari
Struga Trim Lum – Pelisteri
The post Shkëndija mundi Sileksin u ndal në vendin e parë të Ligës së Parë appeared first on Alsat.
