Minutat e para në stadiumin “Todor Proeski” i takuan skuadrës mysafire, e cila kishte pronësimin e topit dhe arriti të kontrollojë lojën. Mirëpo në vazhdim, skuadra tetovare filloi sulmet në krah.
Aksionin e parë më serioz e regjistruam nëminutën e 20-të kur dukej i mposhtur portieri vendas, në momentin e fundit intervenon Fetai dhe dërgon topin në rivënie nga këndi. Në minutën e 24-të regjsitruam një depërtim të shepjtë të mbrojtësit mysafirë, ndërsa krosimin e tij të rrezikshëm në zone e parandaloi portieri Shkëndijës.
Skuadra tetovare kërkonte rastin për të shënuar përmes kundërsulmeve dhe në një të tillë, në minutën e 28-të, Fabris Tamba godet ashpër nga 17 metra, por topi shkon lartë mbi portë.
The post Shkëndija nuk gjen rrugën drejt portës së Shelburnit appeared first on Alsat.