Shkëndija dhe Struga u përballën në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Në këtë ndeshje klubi tetovar mposhti klubin nga Struga me rezultat 2 me 1.
Në pjesën e parë të ndeshjes, gjegjësisht në minutën e 29 Shkëndija kaloi në epërsi me golin e Fahd Ndzengue. Struga barazoi në pjesën e dytë në minutën e 58. Gjuajtja nga 11 metre e Hristijan Maleski preku rrjetën e bardhë. Pas 28 minuta lojë të pjesës së dytë, Besart Ibrahimi shënoi golin e dytë për Shkëndijën duke çuar rezultatin në 2 me 1.
