Izet Mexhiti nuk konfirmoi informacionet për finalizimin e marrëveshjes brenda VLEN-it për formimin e partisë me dy kryetarë. Ai tha se kur të ketë vendim, opinioni do të njoftohet. Megjithatë, Alsat një ditë më parë mësoi se sot në Prekaz, në familjen Jashari, pritet të ndodhë shtrëngimi zyrtar i duarve që do t’i japë jetë VLEN-it si një parti. Në fotografinë e plotë pritet të marrin pjesë të gjitha subjektet, pjesë që nga themelimi i konceptit të VLEN-it si koalicion asokohe kur hyri në garë politike para zgjedhjeve të 2024-ës. Në takimin e fundit dy ditë më parë, mes krerëve dhe përfaqësuesve të grupeve, u vërtetua përfundimisht mungesa e Arben Fetait dhe marrja e siparit nga deputeti Ilir Demiri. /Alsat.mk
The post Shkrirja e VLEN-it në Prekaz, Mexhiti nuk konfirmon vendimin appeared first on Alsat.
