Karrige të plastikës, goma të veturave, orendi të hedhura dhe shumë gjëra të tjera gjenden pas kalasë së Shkupit, në afërsi të lumit Vardar. Në vend të ajrit të pastër, qytetarët që dalin për ecje apo vrap, në këtë pjesë nuhasin kundërmimin që vjen nga mbeturinat.

“Këto mbeturina të egra që po shihen prapa meje janë vetëm disa metra larg qendrës së Shkupit, pra më konkretisht te vendi i njohur si poligoni i vjetër”, raporton Fazile Halili – gazetare TV21.

Ky vend zakonisht frekuentohet nga shoferët e rinj për ngasje të veturave, mirëpo në hyrje të rrugës qytetarët përballen me deponinë.

Ndryshe se pse nuk është pastruar dhe kur do të merren masat për largimin e kësaj deponie, pyetëm në NP “Higjiena Komuale Shkup”, por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje.