
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një grua 37-vjeçe nga Shkupi, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një taksist. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërkaq sipas raportimit të gruas, shoferi është përjashtuar nga puna në kompaninë për të cilën punonte.
“Më 14.10.2025, në orën 12:10, në Stacionin Policor të Petrovecit, një grua 37-vjeçare nga një vendbanim në komunën e Ilindenit ka raportuar se më 15.09.2025, pas orës 00:30, një person – shofer taksie – nuk e kishte dërguar deri në shtëpinë e saj, pas çka e kishte prekur në trup, por pasi ajo i ishte kundërvënë, ai kishte ndaluar dhe më pas e kishte dërguar në shtëpi.
Sipas raportimit, gruaja e kishte njoftuar edhe kompaninë e taksive ku punonte shoferi, dhe ai ishte larguar nga puna. Policia njoftoi se po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.