Organizuar nga iniciativa qytetare, sot në Shkup do të mbahet marsh protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.
Marshi fillon në orën 12:00 në bul. Partizanski odredi, ndërsa pritet të lëvizin nëpër rrugët qendrore të qytetit. Procesi do të monitorohet nga Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, i cili do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.
Marshi do të nisë në bul. Partizanski odredi, pas së cilës do të lëvizet në drejtim të bul. Shën. Kliment Ohridski, pastaj mu në bul. Ilinden, matanë urës Goce Dellçev deri te Shtëpia e Mallrave “Most”, me rrugën që vazhdon përgjatë bul. Filipi II i Maqedonisë. Destinacioni përfundimtar është parku “Gruaja Luftëtare”, ndërsa marshi do të përfundojë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut rreth orës 15:00.
Si pasojë e protestës priten ndryshime të ndjeshme në qarkullim në zonën më të gjerë qendrore të qytetit dhe inkurajohen qytetarët të respektojnë udhëzimet e policisë rrugore.
