1 prilli, Dita e Shakasë, në mbarë botën shënohet si një ditë kushtuar humorit, të qeshurës dhe shakave të padëmshme. Në vendin tonë, tradicionalisht, më të vegjlit të maskuar si superheronj, princesha, buburreca, bletëza, kuzhinierë, mjekë dhe personazhe nga filmat vizatimorë parakalojnë nëpër qytet, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme dhe plot ngjyra.
Qyteti edhe këtë vit do të jetë i mbushur me gëzimin e fëmijëve në manifestimin “Aprilili”. Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh”, nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, sot duke filluar nga ora 10:30 në Qendrën Tregtare të Qytetit organizon programin tradicional për fëmijë.
Ngjarja përfshin një revy të fëmijëve të maskuar nga çerdhet dhe shkollat fillore, pika vallëzimi, performanca nga seksioni i baletit pranë QKF “Karposh”, solistë nga Kopshti Zoologjik, nga studio e vallëzimit “Break A Leg” dhe studio “Marba”l, si dhe “Bilbilat e Artë”.
Një atraksion i veçantë për vizitorët do të jenë performancat e kllounëve, maskotave nga filmat e njohur vizatimorë, si dhe një pantomimist, të cilët përmes argëtimit interaktiv dhe humorit do të krijojnë një atmosferë të vërtetë karnavaleske dhe do të gjallërojnë publikun.
Në fund, publiku do të shijojë segmente nga mjuzikli për fëmijë “Aladini dhe llamba magjike”, të interpretuara në gjuhën maqedonase nga studioja “Broadway Junior”.
Ngjarja është e dedikuar për fëmijë, prindër dhe publikun e gjerë, me qëllim nxitjen e kreativitetit të fëmijëve, shprehjes artistike dhe frymës së bashkësisë. Thjesht, “Aprilili” është argëtim për të gjitha gjeneratat.
Me rastin e Ditës së Shakasë, galeria botërore “Osten” Shkup organizon një program të pasur me ekspozita të dedikuara karikaturës, duke e shpallur të gjithë muajin prill si Muaji i humorit dhe satirës.
Më 1 dhe 14 prill, në galerinë e “Osten” do të ekspozohen karikatura dhe vepra satirike nga autorët e njohur Dimitar Çudo dhe Mice Jankullovski. Më 21 prill, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kroacisë, do të hapet një ekspozitë me karikatura nga Shoqata Kroate e Karikaturistëve.
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Shakasë. Ky nuk është një festë kombëtare, por në mbarë botën festohet si dita kur shumë njerëz bëjnë shaka dhe lojëra gazmore.
Dita e Shakasë festohet ndryshe nëpër botë. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Korenë e Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohor dhe zgjat gjatë gjithë ditës.
1 prilli mbetet një ditë kur e qeshura dhe kreativiteti i bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
The post Shkupi feston 1 Prillin me maska, humor dhe ngjarje për fëmijë appeared first on Alsat.
