Ndizen dritat e bredhit të dekorimit të sheshit të Shkupit. Festat e fundvitit sivjet do të festohen në qendër të kryeqytetit. Sheshi do të jetë i stolisur deri nga java e tretë e janarit, përkatësisht nga 20 janari.
Edhe marketi i festave do të jetë i hapur për më shumë se një muaj, që do të mundësoj qytetarëve të shijojnë magjinë e festave sikurse në metropolet e tjera të rajonit dhe të Evropës. Dekorimi i qytetit do të kushtojë 70 mijë euro, ndërsa koncerti qendror do të financohet nga video-lotaria shtetërore e Maqedonisë.
The post Shkupi nis festën – ndizen dritat e Vitit të Ri appeared first on Alsat.
