Shkupi siguron strehimore për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës gjinore

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendimi me të cilin mundësohet që një banesë në pronësi të qytetit të shfrytëzohet si strehë e sigurt, e mbrojtur dhe e përkohshme për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ky hapësirë do të ofrojë strehim emergjent, mbështetje profesionale, këshillim dhe kujdes të plotë deri në stabilizimin e situatës dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Kjo është një mesazh i fortë dhe i qartë se asnjë grua dhe asnjë fëmijë nuk duhet të mbeten vetëm në momentet më të vështira. Qyteti i Shkupit krijon një vend të sigurt që do të jetë dorë e zgjatur, strehë dhe një fillim i ri”, deklaroi kryetari i qytetit, Orce Gjorçievski.

Me themelimin e qendrës së parë strehimore të qytetit, Shkupi praktikisht i realizon politikat prioritare për mbrojtje, mbështetje dhe parandalim të dhunës. Kjo masë përbën një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e një sistemi që garanton siguri, kujdes institucional dhe rikuperim dinjitoz për viktimat.

“Qyteti duhet të jetë strehë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për më të cenueshmit. Prandaj, kjo është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë të investojmë në shërbime të fuqishme, funksionale dhe humane, sepse çdo grua e shpëtuar dhe çdo fëmijë i mbrojtur është fitorja jonë e përbashkët”, shtoi Gjorçievski.

Qyteti tashmë ka përgatitur të gjitha kushtet e nevojshme për shpalljen e thirrjes publike, e cila do t’u drejtohet organizatave me përvojë të dëshmuar dhe shërbime të specializuara në fushën e mbrojtjes sociale dhe mbështetjes.

Me këtë hap, fillojmë një fazë të re të punës së përgjegjshme, transparente dhe humane, me synim ndërtimin e një qyteti ku dhuna nuk ka vend dhe ku mbështetja është e qasshme për këdo që ka nevojë për të.