Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prishtinë kanë ndëshkuar një shofer për shkelje të rënda në komunikacion.
Shoferi ka kryer veprime të rrezikshme me veturën e tij në një nga rrethrrotullimet e kryeqytetit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik (drift).
“Shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, ndërsa ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut.
The post Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë appeared first on Alsat.

