Një britanike, Lauren Wall, ka përjetuar një tradhti të pabesueshme nga nëna dhe burri i saj.
Pas martesës së saj me Paul Ëhite në vitin 2004, nëna e Lauren, Julie, pagoi për dasmën dhe u ftua në muajin e mjaltit. Tetë javë më vonë, Paul e braktisi Lauren dhe nëntë muaj më vonë, Julie lindi fëmijën e tij. Lauren zbuloi tradhtinë përmes mesazheve të papërshtatshme që motra e saj gjeti në telefonin e nënës.
Kjo ngjarje ka lënë Lauren të tronditur dhe ajo thotë se nuk do t’i falë kurrë.
Mamaja e Lauren, Julie, tani 53 vjeç, vendosi të paguajë faturën e dasmës, rreth 20 mijë dollarë. Në shenjë mirënjohjeje, Lauren e ftoi atë në muajin e mjaltit. Në atë kohë, kjo i dukej një ide e mirë, por tetë javë më vonë, Paul u largua nga shtëpia që ndante me Lauren. Nëntë muaj më vonë, mamaja e Lauren lindi fëmijën e Paul dhe shpalli se ata ishin zyrtarisht çift.
Lauren thotë se Paul kishte një marrëdhënie të mirë me mamanë e saj, por nuk e kishte menduar kurrë se gjërat do të shkonin kaq larg. Pas muajit të mjaltit, Paul filloi të ruante shumë celularin e tij. Por motra e Lauren, që po përdorte telefonin e mamasë, zbuloi disa mesazhe të papërshtatshme mes saj dhe Paul.
Kur u përball me mamanë, ajo i tha se nuk kishte asgjë mes saj dhe dhëndrit. “Ti je e çmendur,” i tha të bijës.
Disa ditë më vonë, Paul e hoqi unazën dhe braktisi të shoqen bashkë me vajzën e vogël, për të shkuar te vjehrra. Në atë kohë, Lauren nuk e dinte se mamaja ishte shtatzënë.
“Mendova se mbaroi bota,” kujton Lauren. “Nuk mund të besoja se dy njerëzit që doja më shumë, më kishin tradhtuar,” thotë ajo. “Për këtë, nuk do e fal kurrë”.