Dy persona në Korishë të Prizrenit janë shoqëruar në Polici. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Policia ka bërë të ditur se të dy personat/ vëzhgues të zgjedhjeve janë shoqëruar në stacionin policor pas një zënke verbale.
“Rreth orës 15:30 është raportuar një sulm verbal që ka ndodhur në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit, në mes të dy qytetarëve vendas, të cilët janë njëkohësisht vëzhgues të zgjedhjeve. Pas marrjes së informatës, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të dy personat janë ftuar në stacionin policor për intervistim. Nga deklarimet e dhëna nga palët e përfshira dhe në konsultim me prokurorin është konstatuar se incidenti nuk ka qenë i ndërlidhur me procesin zgjedhor”, ka thënë Bytyqi.
Ai tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili do të vendosë për procedurat e mëtejshme në përputhje me kompetencat ligjore. Ndryshe, në Kosovë sot po mbahet balotazhi i zgjedhjeve komunale në 18 komuna.

