Shorti i Ligës së Kombeve është hedhur në Bruksel dhe Kosova tashmë ka mësuar kundërshtarët e saj për edicionin e ri të këtij kompeticioni, ku për herë të parë do të garojë në Ligën B, nivelin e dytë të garës evropiane për kombëtare.

Dardanët do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën e Veriut në grupin B3 një grup që premton sfida të forta dhe përballje mjaft interesante, short ky i cili u përzgjodh nga duart e mesfushorit legjendar francez Patrick Viera, raporton KosovaPress.

Ndeshjet e këtij kompeticioni do të nisin nga muaji shtator i këtij viti, kur Kosova do ta nisë zyrtarisht aventurën e saj në Ligën B me synimin për paraqitje sa më të mirë dhe luftë për pozitat e para në grup.