Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në fshatrat midis Kërçovës dhe Vraneshnicës, ndërkaq nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se është duke u intervenuar përveç nga toka, edhe nga ajri.

Sipas informacioneve të TV21 nga terreni, thuhet se zjarri është shumë afër shtëpive.

“Sot, rreth orës 14:00, ka shpërthyer një zjarr i madh midis fshatrave Çelopejcë dhe Miokazi, në Kërçovë, Komuna Vraneshnicës. Në terren po ndërhyjnë 35 ushtarë të ARM-së me tre automjete “pinzgauer”, si dhe mbështetje ajrore nga dy helikopterë të MPB-së dhe një helikopter i ARM-së. Gjithashtu, janë dërguar dy automjete nga Brigada Zjarrëfikëse e Qytetit të Shkupit dhe mbështetje tjetër tokësore”, thonë nga QMK-ja.