Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një i mitur është lënduar në një zjarr që shpërtheu sot në një ndërtesë banimi në rrugën “Hristo Smirnenski” në Shkup. “Zjarri u shua nga Brigada e Zjarrfikësve, dhe një djalë 13-vjeçar që ndodhej në apartament u lëndua nga zjarri dhe u transportua me ambulancë në Spitalin “Shën Naum i Ohrit” për trajtim”, thonë nga MPB. Zjarri u raportua rreth orës 12:40, dhe me ndërhyrjen e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ai u lokalizua dhe u parandalua përhapja e tij./Alsat.mk.
The post Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Shkup, lendohet një i mitur appeared first on Alsat.
