Një person është lënduar rëndë në pas një shprthimi në në pikëshitje të mjeteve piroteknike në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren. I njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar.

“Sonte rreth orës 21:33, është raportuar se në rrugën “Ahmet Prishtina”, ka ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezja e një pikështijte piroteknike, Si pasojë është përhapur zjarri në lokalet e ndërtesave dhe pikëshitjeve të tjera trotuareve, ku në këtë rast kemi një person të lënduar, i njëjti është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal, është në gjendje të rëndë, duke pasur parasysh plagëte tij, i njëjti do të dërgohet në QKUK.”, tha Gashi,

Ai po ashtu bëri të ditur sejanë shkaktuar edhe dëme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë.

“Janë informuar njësitet patrulluese të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe I kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast.

Po ashtu në vend ngjarje kanë dalë dhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe inspektori i tregut i cili po ashtu është në vend ngjarje , edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendngjarje me hetuesin kujdestar”, tha ai.

Gashi po ashtu bëri të ditur se për momentin situate është nën kontroll policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e ktij rasti./21Media