Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim brenda një ndërtese në Trévoux të Francës.
Banorët u evakuuan menjëherë pasi pjesa e jashtme e ndërtesës u shemb pas shpërthimit, i cili dyshohet të jetë rezultat i një mosfunksionimi të një bombule të gazit , raporton gazeta e përditshme franceze Le Progrès . Shpërthimi në kompleksin e apartamenteve me katër kate ndodhi rreth orës 5:30 pasdite sipas orës lokale, raporton La Voix de L’Ain .
Midis të vrarëve ishin dy fëmijë, të moshës 3 dhe 5 vjeç, dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmë mjekësore në vendngjarje në Trévoux, një qytet rreth 39 milje në jug të Lionit.
Shpërthimi thuhet se mund të dëgjohej për kilometra larg, ndërsa mbeturinat kaluan drejt të paktën dy shkollave aty pranë dhe thyen disa dritare.
“50 zjarrfikës dhe 36 automjete, si dhe personel mjekësor, janë mobilizuar për të ndihmuar viktimat”, thanë autoritetet lokale.
The post Shpërthim në një ndërtesë në Francë, të paktën gjashtë të vdekur, përfshirë dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç appeared first on Alsat.
