Më shumë se 20 persona u plagosën pas shpërthimeve të fuqishme në një park industrial pranë Buenos Airesit, të cilat u pasuan nga një zjarr i madh, thanë autoritetet argjentinase, raportoi Buenos Aires Times.

Objekti industrial ndodhet pranë aeroportit ndërkombëtar më të ngarkuar të vendit.  

Kreu i administratës lokale, Gaston Granados, tha se ekipet e zjarrfikësve kanë qenë duke e shuar zjarrin që nga mbrëmë, por se zjarri është ende jashtë kontrollit. Drejtori i spitalit, Carlos Santoro, tha se institucioni i tij kishte pranuar 22 persona të plagosur. 

Zona industriale ka disa fabrika që prodhojnë goma, produkte kimike dhe mallra të tjera. Sipas raportimeve të mediave, zjarri çoi në anulimin e fluturimeve.

 

The post Shpërthime të fuqishme në Buenos Aires – zjarri përhapet në mënyrë të pakontrollueshme, mbi 20 persona të plagosur appeared first on Alsat.