Tensione e përplasje në protestën e një nate më parë pranë Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit bllokuan hyrje-daljet e godinës qeveritare, ndërsa brenda ndodhej Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Përplasjet që nisën gjatë mbrëmjes së kaluar çuan në pranga 14 persona, në mesin e tyre edhe organizatorët e tubimeve.



Shtyrje, goditje e rezistencë nga ana e tubuesve, teksa efektivët policorë tentuan të largonin protestuesit për të liruar hyrje-daljet e Kryeministrisë. Tensionet u zhvendosën edhe pranë stacionit policor në Tiranë. 14 të arrestuarit akuzohen për 4 vepra penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /Alsat.mk

The post Shqipëri / Protesta para Kryeministrisë përfundon me 14 të arrestuar appeared first on Alsat.