Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha ka zhvilluar një bisedë të hapur online me ndjekësit e tij, ku foli për situatën politike në Shqipëri dhe për sfidat e opozitës.
Gjatë bashkëbisedimit, Berisha u shpreh se Shqipëria po rrëshqet drejt një “narko-shteti” dhe theksoi se qeveria aktuale nuk po bën përparim në integrimin europian. Berisha theksoi se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme për përmbysjen siç tha ai të regjimit aktual në Shqipëri. Berisha, nënvizoi rolin vendimtar të strukturave lokale të Partisë Demokratike për organizimin e protestave. PD nesër do të mbajë protestë me fillim në orën 18:00.

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Asamblenë partiake, theksoi se durimi duhet të jetë heroik përballë sfidave dhe kritikave që vijnë nga të katër anët. Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e komunikimit me publikun lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sqaruar se ky nuk është një proces teknik, por një çështje e rëndësishme politike dhe historike. Rama përmendi sfidat e mëparshme me kundërshtarët politikë që pretendonin të pengonin përparimin e vendit, duke shpjeguar se tani situata ka ndryshuar. Rama paralajmëroi nismë ligjore për uljen e numrit të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. / Alsat.mk.

The post Shqipëri: Rama mbledh asamblenë e PS-së, Berisha paralajmëron protestë appeared first on Alsat.