Gazetrae: Linda Ebibi Ademi
Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku parashikohej shqyrtimi i 21 pikave të rendit të ditës, në qendër të debatit u vendosën protestat. Seanca u shoqërua me tensione të forta dhe ndërprerje të njëpasnjëshme, pasi opozita kërkoi përfshirjen në rendin e ditës të disa projektligjeve që lidhen me kërkesat e protestuesve, përfshirë shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Shumica e rrëzoi kërkesën, duke shkaktuar përplasje dhe debate të ashpra në sallë. Opozita akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po injoron zërin e qytetarëve, ndërsa pati replika të forta mes Sali Berisha dhe Taulant Balla.
“Kërkesat e menjëhershme e qytetarëve për largimin e Edi Ramës për anulimin e të gjitha ligjeve të menduara nga Edi Rama për mbrojtjen e mjedisit me të cilën ju ndërtuat aeroportin e Vlorës ndaj dhe flamingot i dënuat me vdekje me aeroportin e Vlorës….29:22 unë mendoj se vazhdimin me çështjet tjera në këtë parlament pa ardhur Edi Rama këtu për të paraqitur dorëheqjen ose mocion me debat është një akt sa tradhtie aq dhe cinizmi” , deklaroi Sali Berisha, kreu i PD-së.
“Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu i fundit në këtë sall që mund të flasi në emër të protestuesve është ky pelikani këtu, i fundit i fundit.. dhe në se do të zbatosh unë të sfidojë Sali Berisha sot pasdite shko në protestë… provoje po ta mbajti” ,
Tensionet dhe debatet e ashpra dominuan pothuajse të gjithë seancën, me replika të forta dhe akuza të ndërsjella mes palëve politike.
Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama ka ngjallur sërish reagime, pasi i quajti protestuesit “sorra” dhe “korba”. Ndërkohë, protestat vazhdojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Për të shtunën është paralajmëruar një protestë masive kundër projektit në Zvërnec, një projekt që qeveria vazhdon ta mbështesë pavarësisht kundërshtimeve të shumta qytetare. /Alsat.mk
The post Shqipëri: Seancë e tensionuar në Kuvend, përplasje të forta për protestat dhe rendin e ditës appeared first on Alsat.
