Shqipëria do të mbajë më 16 shtator konferencën e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për hapjen e kapitullit të grupit “Agjenda e Gjelbër”, pjesë e procesit të pranimit të vendit në BE.
Më 2 shtator, Shqipëria dorëzoi zyrtarisht pozicionin e saj negociues për këtë kapitull, ndërsa mediat raportojnë se hapja e tij është konfirmuar për të ardhmen e afërt. Procesi i hapjes së kapitujve do të përfundojë më 2 tetor me konferencën ndërqeveritare ku do të hapet edhe kapitulli i fundit, “Bujqësia dhe kohezioni”.
Sipas ekspertëve, hapja e kapitujve është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa sfida më e madhe mbetet mbyllja e tyre, e cila kërkon konsulta intensive dhe përafrim të legjislacionit kombëtar me atë evropian.
Derisa deri tani Shqipëria ka hapur 4 nga 6 grupet e kapitujve themelorë – përkatësisht Marrëdhënie të Jashtme, Tregun e Brendshëm, Konkurrencën dhe Rritjen e Përgjithshme – ambicia e qeverisë mbetet të bëhet anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, shpreh optimizëm se kjo mund të ndodhë edhe më herët, deri në vitin 2029.
